Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

TË VËRTETAT E VONUARA

Vazhdoj të besoj në etikën intelektuale me të cilën jam pajisur duke lexuar rilindësit tanë dhe mendimtarët evropianë: luftoji mashtrimet edhe në qoftë se lufta duket e kotë. Kurrë s’është vonë.Kam pritur shumë reagime në trajtesën Realiteti i shpërfillur me të cilën i jam përgjigjur polemikës së Ismail Kadaresë ndaj pikëpamjeve të mia mbi identitetin kombëtar dhe vetëdijen fetare, por në asnjë rast nuk kam pritur që aq shumë ngjyrë politike dhe ideologjike do të hidhet në fytyrën time!Kjo përgjigje e dytë ndaj polemikës së dytë, në të vërtetë ndaj pamfletit të Ismail Kadaresë me titullin Pabesia e një polemisti, të botuar në gazetën Shekulli, më 17 maj 2006 dhe, pastaj, të ribotuar në disa gazeta edhe në Prishtinë, përpos në gazetën Epoka e re, në të cilën është botuar përgjigjja ime Realiteti i shpërfillur, botohet me vonesë. Dhe, kjo vonesë ishte e detyrueshme: ishte pasojë e pjesëmarrjes së shumë vetjeve në këtë polemikë midis tij dhe meje, qoftë me shkrime në gazetat e Tiranës e të Prishtinës, qoftë me letra e artikuj në forume të ndryshme në internet. Megjithëse reagimet vazhdojnë, sado më rrallë, konsideroj se nuk është e nevojshme të pritet më shumë: mendimet kryesore janë thënë, ndjenjat më të papërmbajtura, ndoshta, janë shprehur.Përgjigjja ime, prapë, do të jetë e gjatë por, megjithatë, shumë më e shkurtër se pamfleti i Ismail Kadaresë bashkë me pamfletet e disa prej miqve të tij, që janë kujdesur aq shumë të më “përpunojnë” ideologjikisht, politikisht dhe fetarisht, duke më vënë përpara turli flamujsh!Qëllimi i përgjigjes sime dallon rrënjësisht prej qëllimit të pamfletit të Ismail Kadaresë. Ndërsa ai shkruan me pezëm, ab irato, dhe ka për qëllim kryesor të më fyejë, madje, si e thotë lehtësisht njëri nga reaguesit, të më përbuzë, qëllimi im është krejtësisht tjetër: qëllimi im është që të shpjegoj çështjet e ngritura ashtu siç duhet t’i shpjegojë njeriu që nuk pranon të zëvendësohen arsyeja me urrejtjen e argumenti me mashtrimin, domethënë qëllimi im është që të bëj një përgjigje që do të mund të ishte e dobishme për letërsinë, për historinë e letërsisë, për kulturën dhe, ndoshta, për politikën tonë. Si as në përgjigjen e parë, Realiteti i shpërfillur, as tani, në të dytën, unë, natyrisht, nuk i lejoj vetes t’i shmangem rolit që ka intelektuali në jetën kulturore, politike dhe shoqërore në përgjithësi e që është, siç është thënë shumë herë përpara meje prej shumë intelektualëve: kuptimi dhe shpjegimi objektiv, i ndershëm i njëmendësisë. Të dhënat që sjell, përfundimet që bëj prej përimtimit të tyre, mund të jenë të padëshiruara, madje, të hidhura, qoftë për vetje, qoftë për grupe, por unë nuk fyej dhe nuk përbuz kënd. Fyerja dhe përbuzja nuk ishin mjet imi në asnjë kohë - pavarësisht sa e ngrysur mund të ishte ajo dhe në asnjë situatë - pavarësisht sa kërcënuese mund të ishte ajo.Si lexues i veprave të Ismail Kadaresë, prandaj edhe i intervistave dhe përgjigjeve që ka dhënë ai për gjykimet e të tjerëve mbi krijimtarinë e tij, kam parë se ai me lehtësi ka shqiptuar shpesh fyerje dhe përbuzje për ata, të cilët për veprën e tij dhe për të nuk mendojnë e nuk shprehen siç do të donte ai. Fyerja dhe përbuzja janë dëshmuar kështu si mjet i tij i shpeshtë në qërimin e hesapeve me oponentët në diskutimet mendore. Më kujtohet se si një kritik, të mospajtuar me të, do ta quante plehurinë, një tjetër plehërishte, një të tretë halldup, një të katërt gërxho! Më kujtohet se si bamirësin e vet të dikurshëm do ta quajë homoseksual! Më kujtohet se si “plehurinat”, “plehërishtet”, “halldupët”, “gërxhot”, “homoseksualët” kur e kur do t’i quajë edhe tradhtarë, kurse simbolin e luftës së Kosovës për pavarësi, Adem Demaçin do ta quajë “mendje të tharë dhe pa atdhe”!Siç dihet, në përbuzjen gjithmonë mbështetet ideologjia e racizmit. Ata që e dinë se sa gojëlëshuar është shkrimtari Ismail Kadare, mund të jetë se nuk janë befasuar shumë kur në sprovën e tij mbi Identitetin evropian të shqiptarëve, me të cilën i është përgjigjur trajtesës sime Ideologjia e shpërbërjes, kanë parë se ai nuk përmbahet nga përbuzja ndaj botës islame e kjo domethënë nuk përmbahet nga shprehja e racizmit ndaj kësaj bote!Të jem i sinqertë: nuk kam pritur se mund të jem i fyer prej tij jo vetëm për një sërë arsyesh për të cilat nuk mund të flas këtu, por edhe për arsye se në trajtesën time Ideologjia e shpërbërjes, kundër së cilës është ngritur me sprovën Identiteti evropian i shqiptarëve, askund nuk e kam përmendur dhe nuk e kam përmendur sepse në asnjë rast nuk kam menduar për të. As nuk e kam përmendur Ismail Kadarenë në atë trajtesë, as nuk kam cituar në çfarëdo mënyre ndonjë vepër, intervistë a deklaratë të tij. Pse, atëherë, ai e fillon këtë polemikë? Pse, atëherë, ai shkruan një librushkë kundër meje? Pse, atëherë, ai më fyen me fjalët që kurrë nuk do t’i prisja prej tij? Pse, atëherë, ai aq lehtë tregohet i pabesë ndaj meje? Pse, atëherë, e shfrytëzon trajtesën time Ideologjia e shpërbërjes për të filluar një polemikë për çështje fetare, sado unë në trajtesën e përmendur merrem edhe me çështjen e gjuhës standarde dhe me përpjekjet për krijimin e identitetit kombëtar kosovar?Sigurisht kishte një arsye, në të vërtetë një interes të veçantë vetjak për këtë.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.