Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

Besimi dhe mosbesimi

3. Ka nga reaguesit që e quajnë të papranueshëm konstatimin tim mbi rëndësinë e përbërësit fetar (mysliman) në identitetin e përgjithshëm, historik, shqiptar. Qëndrimin e tyre të tillë e mbështesin në konstatimin se qenkemi populli më mosbesimtar në Evropë, me ç’rast pohimi më mosbesimtar tingëllon këtu si vlerësim pozitiv. Në qoftë se, sipas konstatimit të këtyre reaguesve, ne, vërtet, qenkemi populli më mosbesimtar në Evropë - më mosbesimtar se popujt me tradita më të gjata shtetërore e demokratike dhe me tradita më të pasura kulturore, mos do të thotë kjo se ne qenkemi populli më i përparuar, më i zhvilluar, më i kulturuar i Evropës? Le ta japin ata vetë përgjigjen për këtë pyetje, kurse unë po shtoj: ndoshta në kohën e komunizmit edhe mund të radhiteshim ndër popujt, si i quajnë ata, më mosbesimtarë të Evropës, por nuk jam aspak i sigurt se sot jemi aq mosbesimtarë sa dje. Dëshmi për shtimin e përkushtimeve fetare të pjesëtarëve të të tri feve mund të shihen e mund të dëgjohen kudo: në familje, në kisha e në xhami, në hapësirat para tyre, në shkolla e në fakultete, në institucione të shkencës, të kulturës e, madje, të politikës. Ata që i shpallin shqiptarët popullin më mosbesimtar në Evropë sot, mund të mos besojnë, ndoshta, në qoftë se u thuhet: në institucione shkencore në Prishtinë, për shembull, para, ta themi, njëzet vjetësh nuk dihej nëse e agjëronte kush ramazanin, kurse sot këtë e bëjnë jo pak prej tyre, përpos të tjerësh, edhe këshilltarë shkencorë; në shkollat e mesme në Kosovë, para njëzet vjetësh, ta themi, nuk dihej nëse agjëronte ndonjë nxënës a ndonjë mësues, arsimtar a profesor, kurse sot dihet për shumë e shumë prej tyre; në xhamitë e Kosovës para njëzet vjetësh nuk dihej nëse shkonte të falej ndonjë profesor fakulteti, kurse sot është gjithnjë e më i dukshëm numri i tyre që të premteve shihen në xhami. Në Kosovë sot me rituale fetare varrosen edhe anëtarë të ndjerë të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës; por, në Kosovë sot me rituale fetare ngjet të varrosen edhe ish-funksionarë të lartë, madje, edhe më të lartit, të Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. Si në Kosovë, përkushtimet fetare mbas rënies së komunizmit janë shtuar edhe ndër shqiptarët në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi. Të mos i shohësh këto sot do të thotë të mos e shohësh njëmendësinë. Dhe, të shpërfillësh përbërësit e besimit mysliman, - që në Kosovë e në Shqipëri kanë ardhur nga Lindja turko-arabe - e kjo do të thotë edhe të kulturës me bazë besimin mysliman në identitetin e gjithësishëm shqiptar, do të thotë të shpërfillësh njëmendësinë: të shpërfillësh njëmendësinë qoftë pse nuk je në gjendje ta shohësh, qoftë - çka, mjerisht, ngjet më shpesh - pse nuk dëshiron ta shohësh të tillë çfarë është ajo. E kur flitet për identitetin e shqiptarëve në përgjithësi e jo vetëm për identitetin e shqiptarëve në Shqipërinë shtetërore do të duhej të dihej se në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, jetojnë sot gati gjysma e shqiptarëve në Ballkan, kurse mbi 95 për qind e këtyre shqiptarëve i takojnë besimit mysliman.Besimin e autorëve të pohimit se shqiptarët na qenkan populli më mosbesimtar në Evropë e përgënjeshtrojnë edhe të dhëna të tjera ndër të cilat mund të përmendet një emision i udhëhequr prej Alban Dudushit në Top Channel, në të cilin, përpos se u theksua racizmi i Ismail Kadaresë, u paraqitën të dhëna për rënien e numrit të martesave të përziera e për shtimin e numrit të konflikteve fetare dhe këto të dhëna flasin, ndoshta, për forcimin, apo, madje, për tejshquarjen e vetëdijes fetare në jetën tonë.4. Njëri prej reaguesve do të ma marrë për të keq se për njërën prej çështjeve për të cilën është folur në përgjigjen ndaj sprovës së Ismail Kadaresë paskam folur si myftiu i një qyteti tonë. Dhe, kjo se paskam folur ashtu siç paska folur edhe myftiu, nuk e di nëse fola unë përpara tij apo ai përpara meje, qenka e palejueshme. Mos do të thotë kjo se një intelektual për asnjë çështje nuk do të duhej të fliste siç flet një myfti? Dhe, mos do të thotë kjo se çdo gjë që thotë një myfti që përpara qenka e papranueshme? Nuk e di nëse shqiptuesit të këtij pohimi i shkon mendja se vetëm në kohën e komunizmit ishte e padëshiruar, madje, e palejuar që të thuash diçka që do të pajtohej me atë që për atë diçka e paska thënë një myfti, një kardinal a një rabin!Nuk e di si mund të kuptohet më parë ky qortim: si paragjykim fetar, si myslimanofobi, apo si një klishe komuniste e strehuar në ndërdijen e qortuesit. Pak më e vrazhdë, ndoshta, do të mund të quhej këshilla e reaguesit tjetër, i cili shqiptarëve që mund të mos mendojnë si ai ua tregon udhën e pelegrinazhit, për të zgjidhur, si thotë, brengat e veta! A bash kështu duhet të flasë një shqiptar ortodoks për shqiptarin mysliman që për haxhillëk shkon në Qabe apo një shqiptar mysliman për vëllanë ortodoks që për pelegrinazh shkon në Patrikanën e Stambollit e për vëllanë katolik që për pelegrinazh shkon në Vatikan?!

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.