Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

Qëndrimet kundërmyslimane

Shihej qartë se bota, fatkeqësisht, po hynte gjithnjë e më dukshëm në kohën e fërkimeve fetare, të cilat studiues të dukurive globale do t’i quajnë konflikt i qytetërimeve: i qytetërimit islamik dhe i qytetërimit të krishterë. Natyrisht, shkrimtari Ismail Kadare nuk mund të qëndronte pa thënë mendimin e tij për çështje fetare, sepse ai nuk kishte qëndruar kurrë asnjanës, eunuk, ndaj problemeve më të mprehta të përtashësisë. Interesat e tij letrare dhe politike kërkonin që Ismail Kadare, kur drejtpërdrejt e kur ndërmjetësueshëm, t’i shprehte pikëpamjet e tij fetare. Dhe, ai do ta bëjë këtë si gjatë disa retushimeve më sipërfaqësore a më rrënjësore të disa veprave letrare, ashtu edhe në intervistat, në deklaratat dhe në veprat e ndryshme publicistike. Dhe, do ta bëjë këtë në fillim më kujdesshëm e me kalimin e kohës gjithnjë e më zëshëm. Nuk është e vështirë për të vërejtur se në ato retushime, shkrime publicistike, intervista e deklarata ai nuk i trajton të barabarta dinjitetet e fesë myslimane dhe të fesë së krishterë. Në njërën anë duke folur shpërfillshëm apo, madje edhe fyeshëm ndaj fesë myslimane, ai do të bëhet propagandues gjithnjë e më i përkushtuar i fesë së krishterë në anën tjetër. Ndryshe prej shkrimtarit anglez me prejardhje pakistaneze, Salman Ruzhdi, i cili do të shkruajë romanin e shpallur kundërmysliman, Vargjet satanike, për ç’shkak, mandej, do të jetë i shtrënguar t’i kalojë disa vite në “ilegalitetet”, Ismail Kadare do të jetë më i kujdesshëm dhe nuk do të shkruajë vepër të veçantë të tillë. Në qoftë se Salman Ruzhdiut nuk do të mund t’i afrohej me fuqinë krijuese, Ismail Kadare do t’ia kalojë atij me vigjilencë, e cila kohë pas kohe do t’i dobësohej deri në ditët tona. Qëndrimet e tij kundërmyslimane, ndërkaq, të shprehura, sidomos, në shtypin e huaj, përpos atyre të cilëve Ismail Kadare përpiqej t’u binte në sy, u kishin rënë në sy edhe lexuesve shqiptarë, prej të cilëve do të priten me keqardhje të veçantë. Do të bëhen edhe reagime. Një prej reagimeve të tilla do të botohet edhe në javoren e Prishtinës, Zëri, më 27 maj 1992. Në të, përpos të tjerash, thuhet:“Qendrat Islame Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, mbajtën një takim në Xhaminë e Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork – Nju Xhersi, për të shqyrtue dhe diskutue bashkërisht, disa qëndrime tejet negative, sa absurde, aqë edhe indinjuese të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, të shprehun kohëve të fundit, si në vepra të tija ashtu edhe përmes të intervistave të tija në shtypin e jashtëm, dhe të cilat janë drejtue direkt kundër myslimanizmit.Takimi i naltëpërmendun, nuk e kishte për qëllim, me i dalë në mbrojtje fesë islame, sepse atë e mbron kultura e vet mijëravjeçare dhe themeli i saj që asht libri i shejtë: Kur’ani, meqë populli shqiptar i takon tri besimeve, ku ma se 70 % i takojnë besimit islam, dhe këto tri besime, nuk i kanë sjellë ndonji të keqe, por përkundrazi, gjithmonë mirëkuptim, harmoni dhe vëllaznim, dhe si konseguencë e gjithë kësaj, vijmë në përfundim, se shprehjet e pakontrollueme të shkrimtarit kriptokomunist Ismail Kadare, i cili islamizmin, të cilin po ta zbërthejsh do të thot PAQE, e krahason me ideologjinë komuniste, e cila nuk njef fe as Zot, familje as traditë; dhe me bindje të plotë themi: se ky akt asht i drejtuemë në radhë të parë kundër krejt kombit shqiptar...Tue qenë se, Ismail Kadare, në dukje i takon besimit islam, tubimi në fjalë, u distancua nga qëndrimet e padrejta dhe tejet të damshme për kombin shqiptar të Ismail Kadaresë, tue i kualifikue ato si të dëmshme, të padrejta, antinjerzore dhe antihumane, dhe për antishqiptare – të mos flasim”.Nuk ka dyshim se krijimtaria e Ismail Kadaresë në kohën e komunizmit dhe krijimtaria e veprimtaria e tij pas rënies së komunizmit dëshmojnë se ai e kishte mësuar me kohë mësimin: një shkrimtar bëhet i rëndësishëm varësisht sa është politikisht i përdorshëm. Ai do të dijë të jetë politikisht i përdorshëm sot jo më pak se dje! Lobi shqiptar tashmë i krijuar për Ismail Kadarenë në Nju-Jork, dëshmon qartë se retushimet fetare të disa veprave të tij, paraqitjet kundërmyslimane dhe, sidomos, propagandimi i kthimit në fenë e të parëve i sjellin përkrahje dhe i premtojnë shkëlqime të reja emrit të tij: përkthime e çmime ndërkombëtare! Çmimi i pamerituar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ishte njëri prej tyre!

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.