Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

Letrarësia dhe pavarësia?

9. Njëri ndër reaguesit e parë në polemikën midis Ismail Kadaresë dhe meje do të thotë, ndoshta për të thënë se sa e paktë, e parëndësishme është vepra ime kritike, eseistike, historike-letrare, letrare në krahasim me atë të Ismail Kadaresë se që prej vitit 1980 nuk merrem me kritikë e me krijimtari letrare e shkencore! Kritika e literaritetit, thotë ai, që ka filluar të zhvillohet përafërsisht në atë kohë, më ka nxjerrë prej radhëve të kritikëve dhe, në përgjithësi, të studiuesve të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare. Meqë isha marrë me studime sociologjike letrare, thotë ai, nuk do të jem në gjendje t’u bashkohem radhëve të letrarësiologëve!Harron të thotë ai, ndërkaq, se letrarësisë unë i thoja vlerë estetike dhe me studimin e vlerave estetike të letërsisë shqipe isha marrë para se vlerat estetike të pagëzoheshin letrarësi!Pohimi i këtillë pjell përfundimin se veprat e mia Nocione të reja albanologjike , botuar më 1983, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi, në tri vëllime, botuar më 1984 - 1986, Porosia e madhe (monografi për Naim Frashërin), e botuar në vitin 1986 e të tjera, të botuara pas vitit 1980, pra, pas atij viti kur kritika mbi letrarësinë më paska nxjerrë nga studimi i letërsisë shqipe, i paska shkruar kloni i Rexhep Qosjes! Në qoftë se ky reagues ndaj polemikës midis Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes nuk arrin ta përcaktojë as përafërsisht me saktësi vitin kur qenkam bërë hallall me letërsinë, me kritikën, me eseistikën dhe me studimin historik të letërsisë, (sado do të mund ta bënte këtë po të shikonte kronologjinë e veprave të mia që e boton rregullisht Shtëpia botuese TOENA në kopertinat e botimeve të Rexhep Qosjes), ai thotë të vërtetën kur pohon se pas atij viti unë, vërtet, kam filluar të merrem shumë me shkrime politike, me publicistikë dhe me politikë. Në vend se letrarësisë, vërtet, u jam kushtuar shkrimeve politike dhe publicistike gjithnjë duke besuar se këto shkrime nuk do të jenë një punë e kotë. Më ishte mbushur mendja se shumë më të rëndësishme se një varg shkrimesh apo, madje, veprash për letrarësinë e, sidomos, për letrarësinë e veprave që kanë pak letrarësi, do të jenë pavarësia e Kosovës dhe demokracia e Shqipërisë dhe e Kosovës. Më ishte mbushur mendja, oh sa gabueshëm, se, si e thonë teorikë dhe estetë bashkëkohorë, edhe publicistika mund të ketë vlera letrare, kur e kur më shumë, madje, se disa vjersha, drama, tregime a romane.E pse më ishte mbushur mendja se më e rëndësishme se të merresha me studime të letërsisë e të bëhesha “letrarësiolog”, ishte të merresha me shkrime politike dhe publicistike?Dhuna gjithnjë e më e madhe dhe gjithnjë e më e përshtrirë e Serbisë dhe e Jugosllavisë mbi popullin shqiptar në Kosovë, në Maqedoni dhe kudo jetonin pjesëtarë të tij në republikat ish-jugosllave; shkrimet gjithnjë e më të shumta të shkrimtarëve e të intelektualëve të tjerë serbë, maqedonas e, kur e kur malazez, kundër shqiptarëve, në të cilat aq shumë shtrembërohej, falsifikohej e vërteta për historinë dhe kulturën shqiptare, me të cilat në të vërtetë nënçmoheshin historia dhe kultura shqiptare, interesi historik për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në tërësi, ideali i çlirimit nga sovraniteti sllav – të gjitha këto do të më shtyjnë që të mos u bashkohesha letrarësiologëve, të lija përkohësisht kritikën letrare, historinë e letërsisë, dramën dhe prozën e t’u kushtohem shkrimeve politike dhe publicistikës! Fryt i parë i kësaj pune publicistike do të jetë vepra Populli i ndaluar, në të cilën ishte përmbledhur pjesa më e madhe e shkrimeve në të cilat i kundërqëndroja politikës serbo-jugosllave ndaj shqiptarëve, në të cilat tregoheshin të gjitha llojet e dhunës shtetërore ndaj shqiptarëve, në të cilat çmaskohej shovinizmi intelektual serbo-maqedonas ndaj shqiptarëve dhe, njëkohësisht, tregohej se çka, dëshironin shqiptarët, si e shihnin ardhmërinë e tyre ata. Dhe, sidomos, çka pashmangshëm, iu takon si e drejtë natyrore dhe historike atyre. Dhe, këtë vepër do të detyrohem ta botoj në Zagreb, sepse jugosllavistët tanë nuk kishin lejuar të botohej në Kosovë.Po, me shkrime politike e publicistike do të shtrëngohem të merrem edhe më tutje.Përpos kundër dhunës shtetërore serbe e maqedonase, përpos kundër ideologjisë kundërshqiptare që predikonin intelektualë serbë, maqedonas e malazez, do të shtrëngohem të shkruaj edhe kundër politikës së atyre partive tona që thoshin se po ndërtojnë rend demokratik nën dhunën serbe.Dhe, jo vetëm kaq. Do të shtrëngohem të shkruaj edhe kundër politikës së kryetarit të atëhershëm të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili të drejtat e shqiptarëve në Kosovë herë i rrëgjonte në të drejta njerëzore dhe kulturore e herë i përparonte në një autonomi shumë më të kufizuar se autonomia e vitit 1974 në kuadrin e Serbisë.Do të detyrohem të shkruajë kundër kryetarit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili vazhdonte ta furnizonte me naftë Jugosllavinë e mbetur (Serbia dhe Mali i Zi), që ishte vënë në bllokadë ekonomike nga bashkësia ndërkombëtare!Do të detyrohem të shkruaj kundër politikës së kryetarit të Shqipërisë, i cili ideologjinë e qëndresës vepruese, domethënë ideologjinë e luftës çlirimtare, që do të frymëzojë krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e quante ideologji të terrorizmit, kurse mua personalisht, “ideolog të terrorizmit shqiptar”. Si do të mësoj më vonë, kur do të shkoj në Strasburg e në Uashington, në delegacionet e Kosovës, shumë prej këtyre shkrimeve publicistike për gjendjen dhe synimet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, pavarësisht pse kryetari Sali Berisha më kishte shpallur ideolog të terrorizmit, ishin përkthyer në kancelaritë amerikane dhe evropiane.Në këtë kohë, kur shkrimtari Ismail Kadare vazhdonte në Paris të merrej me letërsi, por edhe të pezmatonte shqiptarët e besimit mysliman me deklarata kundërmyslimane e të predikonte kthimin në fenë e të parëve, në krishterimin, Rexhep Qosja vazhdonte të merrej me shkrime politike e publicistike duke bërë beteja intelektuale për trajtimin evropian të çështjes shqiptare, për pavarësinë e Kosovës, për demokracinë e Shqipërisë e të Kosovës, për fatin evropian të popullit shqiptar në përgjithësi dhe duke pritur çdo natë policët serbë që do ta çonin atje prej nga nuk mund të dinte kur do të kthehej dhe a do të kthehej fare. Ç’kishte atëherë më rëndësi për Kosovën e për Shqipërinë; për demokracinë në Kosovë e në Shqipëri; për evropianitetin e Kosovës e të Shqipërisë - studimi i letrarësisë apo publicistika në fjalë - le ta thotë reaguesi që merret me kronologjinë e punës sime.
Kryeministri i gjithkundshëm.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.