Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

Krahasime që s’bëhen

5. Një reagues tjetër pa ndonjë ngurrim dhe pa ndonjë hamendësim shpërfill kritikën letrare, teorinë letrare dhe historinë letrare e kjo domethënë shkencën e letërsisë në krahasim me letërsinë. Ç’më duhet mua, mendon ai, studimi i veprës së një shkrimtari kur e kam atë vepër? Ç’më duhet mua, thotë ai pa ngurrim, monografia e Rexhep Qosjes për Naim Frashërin? Dhe, unë nuk e di a nuk i duhet kjo monografi pse e paska shkruar Rexhep Qosja apo pse qenka e shkruar mbi krijimtarinë e Naim Frashërit? Ky pohim shqiptohet për t’u dëshmuar pohimet e disa miqve të Ismail Kadaresë e, pastaj, edhe mendimi i kryeministrit të Shqipërisë, se polemika ndaj së cilës reagojnë ata është polemikë midis dy autorëve me popullorësi të ndryshme: një shkrimtari, një poeti - botëror dhe një kritiku, një historiani letrar - lokal! Ta lëmë krahasimin midis popullorësive e të merremi me krahasimin vlerësues midis fushave krijuese: midis poezisë dhe shkencës, midis poezisë dhe trajtave të tjera të veprimtarisë mendore të njeriut. Krahasimet vlerësuese midis arteve të veçanta dhe midis arteve e trajtave të tjera të veprimtarisë mendore të njeriut, siç janë shkenca dhe filozofia, quhen të tejkaluara, të papranuara, të gabuara, sepse të gjitha artet, të gjitha shkencat dhe filozofia i duhen njeriut, janë shprehje e mendësive të tij dhe i shërbejnë jetës së tij. I takon një kohe të shkuar koncepti romantik sipas të cilit poezia dhe muzika përfaqësojnë dëshminë më të fuqishme të gjeniut ashtu siç i takon një kohe të shkuar koncepti hegelian sipas të cilit poezia (e kjo domethënë letërsia) i takon fëmijërisë, kurse filozofia dhe shkenca pjekurisë së njerëzimit. Për këtë arsye në kulturat e zhvilluara nuk bëhen krahasime vlerësuese midis shkrimtarit dhe kritikut, midis shkrimtarit dhe shkencëtarit, midis shkrimtarit dhe filozofit. Studiuesi i njohur polak, Henrik Markieviç, thotë, fjala vjen, se sot “gjithnjë e më dukshëm po hiqen kufijtë midis letërsisë dhe filozofisë, shkencës, reportazhit ose publicistikës”; studiuesi francez, Robert Eskarpi, thotë se ka shumë vepra të shkruara me qëllim funksional që çmohen si vepra të vërteta letrare; teoriku i njohur i letërsisë, Cvetan Todorov, në trajtesën Nocioni i letërsisë, fjala vjen, thotë se “çdo tip i ligjërimit që zakonisht e quajmë letrar e ka tipin e ngjashëm jo letrar me të cilin është më i afërt se me një tip tjetër të ligjërimit letrar”. Krijuesit e ndryshëm të arteve, të shkencës dhe të filozofisë çmohen jo varësisht pse njëri është poet, tjetri shkencëtar e i treti filozof, po varësisht prej vlerës, kuptimit, rëndësisë së veprave të tyre. Cili intelektual francez do të thoshte, fjala vjen, se Rasini, Kornej a Molieri janë më të çmuar në kulturën franceze se Dekarti? Asnjëri. Cili intelektual francez do të thoshte se Lamartini është më i çmuar e më i rëndësishëm për kulturën franceze sesa Rusoi? Asnjëri. Cili intelektual francez do të thoshte se Pol Valeri në kulturën franceze është më i çmuar e më i rëndësishëm se Henri Bergsoni apo Gustav Lansoni? Asnjëri. Cili intelektual gjerman do të thoshte se Gëte dhe Shileri për kulturën gjermane janë më të rëndësishëm se Kanti dhe Hegeli? Asnjëri.Në letërsinë italiane të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe të shekullit njëzet kanë krijuar me mijëra poetë, prozatorë e dramaturgë, por ndër, të themi, pesë shkrimtarët më të lavdishëm të shekullit nëntëmbëdhjetë hyn kritiku dhe historiani i letërsisë italiane, Francesko de Sanktis, kurse ndër më të lavdishmit e shekullit njëzet hyn kritiku dhe esteti Benedeto Kroçe. Albert Kamy dhe Zhan-Pol Sartri janë dy nga figurat më të mëdha të letërsisë franceze të shekullit njëzet, por janë aq të mëdhenj, aq të çmuar e aq të rëndësishëm në këtë letërsi dhe në letërsinë botërore në përgjithësi, jo vetëm si prozatorë, por edhe si filozofë, kritikë, eseistë, intelektualë me formim dhe ndikim universal - Sartri dhe jo vetëm si prozator e dramaturg, po edhe si mendimtar, kritik, intelektual i gjithanshëm - Kamy. Ç’përfaqësojnë mijëra e mijëra romancierë në krahasim me Herodotin, Plutarkun, Livin, Tacitin, Erazmon, Bekonin, Montenjin, Lesingun, Vikon, Volterin, Didronë, Renanin, Tenin, të cilët trajtohen shkrimtarë të mëdhenj sepse janë, para së gjithash shkencëtarë, mendimtarë, moralistë të mëdhenj?Krahasimet vlerësuese midis intelektualëve tanë, midis krijuesve tanë, varësisht prej fushës krijuese me të cilën merren, nuk e tregojnë të vërtetën për rëndësinë dhe për rolin e tyre të përgjithshëm në letërsinë dhe në kulturën kombëtare.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.