Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

Kategori e ndryshueshme

8. Disa nga reaguesit, madje edhe nga reaguesit që nuk mbajnë anën e asnjërit polemist, thonë se që të dy polemistët e trajtojnë identitetin si diçka të ngurtë, të ndërtuar njëherë e përgjithmonë, domethënë të pandryshuar. Në shkrimet e mia Ideologjia e shpërbërjes dhe Realiteti i shpërfillur nuk shikohet ashtu identiteti i asnjë populli. Siç shihet prej sprovës Identiteti evropian i shqiptarëve dhe siç thuhet për të edhe në përgjigjen time Realiteti i shpërfillur, ashtu e shikon identitetin Ismail Kadare. Unë, përkundrazi, e trajtoj si kategori historike, dinamike, domethënë të ndryshueshme. Në përgjigjen Realiteti i shpërfillur nuk e kam quajtur të arsyeshme, prandaj as të nevojshme, të përsëris disa pohime themelore për çështje të identitetit. Kam supozuar se lexuesi që e përcjell këtë polemikë e aq më parë lexuesi, që reagon ndaj saj, do të ketë lexuar jo vetëm sprovën e Ismail Kadaresë, Identiteti evropian i shqiptarëve, me të cilën e fillon këtë polemikë, por edhe trajtesën time Ideologjia e shpërbërjes, kreut të së cilës mbi identitetin kombëtar dhe vetëdijen fetare ai i është kundërvënë me atë sprovë. E në atë trajtesë, përpos të tjerash, unë them: “Identiteti i një populli është kategori historike: në procesin historik ai vjen duke u pasuruar apo, madje, duke u varfëruar dhe, rrjedhimisht, më pak a më shumë duke ndryshuar. Në procesin historik identitetet e kombeve marrin dhe japin, sepse fatmirësisht marrin dhe japin kulturat e tyre, qytetërimet e tyre në takim e dialog me kultura e qytetërime të kombeve të tjera”. Populli shqiptar, them, është popull i kontinentit evropian, por popull i kontinentit evropian që ka bërë shtëpinë në atë pjesë të kontinentit, ku janë takuar pushtues të nisur nga Perëndimi në Lindje dhe pushtues të nisur nga Lindja në Perëndim, ku janë takuar e gërshetuar kultura dhe qytetërimi antik grek dhe romak, bizantin dhe latin, feja e krishterë dhe feja myslimane, kultura dhe qytetërimi evropian dhe kultura dhe qytetërimi islamik. Meqenëse populli shqiptar për rreth 500 vjet ishte i sunduar prej Perandorisë Otomane është e kuptueshme të thuhet se historia e tij për 500 vjet ishte histori e lidhur, para së gjithash, me historinë e kësaj Perandorie. Gjatë kësaj historie një përqindje shumë e madhe e popullit shqiptar kishte pranuar fenë e sunduesit dhe, duke përvetësuar fenë, kishte pranuar shumë, shumë përbërës shpirtërorë dhe materialë të kulturës dhe të qytetërimit të tij: kultura dhe qytetërimi janë përcaktues tepër të rëndësishëm të identitetit të popujve. Të mohosh këto të vërteta do të thotë të mos shohësh dhe të mos pranosh të vërtetën, po të bësh propagandë politike kush e di përse dhe kushedi për kënd. Krahasimi i shqiptarëve me spanjollët prandaj, siç bën Ismail Kadare, është plotësisht i paqëlluar pikërisht për arsye se spanjollët nuk janë islamizuar dhe, për arsye se nuk janë islamizuar, lidhjet e kulturës dhe të qytetërimit të tyre me kulturën dhe me qytetërimin arab janë fare të pakta dhe fare sipërfaqësore.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.