Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

Esadizmi

Në përgjigjen e tij Pabesia e një polemisti, Ismail Kadare i shmanget plotësisht diskutimit për çështjet që kishte ngritur në sprovën Identiteti evropian i shqiptarëve. Nuk jam i sigurt për cilën arsye më shumë i shmanget diskutimit: për shkak se nuk do të heqë dorë nga qëndrimet raciste ndaj Lindjes myslimane, ndaj qytetërimit mysliman, prandaj edhe ndaj fesë myslimane, apo për shkak se nuk do që për qëndrimet e tilla të shkruhet edhe një herë në gazeta.Në qoftë se në përgjigjen Pabesia e një polemisti i është shmangur rrëshqitjes së sërishme në racizëm, nuk mund të thuhet se i ka shpëtuar rirrëshqitjes në myslimanofobi. Dëshmi për këtë është qëndrimi i tij ndaj Haxhi Qamilit – një figure fare skajore historike.Nuk ka dyshim se ideologjia e Haxhit Qamilit, në qoftë se mund të flitet fare për një ideologji të tij, ishte e jashtëkohshme, prandaj edhe në shpërputhje me të përtashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar në përgjithësi. Por, gjithashtu, nuk ka dyshim se Ismail Kadare për arsye fetare e sheh qimen në syrin e Haxhi Qamilit, por nuk e sheh traun në sytë e disa figurave të tjera historike në të njëjtën kohë. Ai e tejzmadhon rebelimin e një njeriu, pa farë ndikimi të veçantë politik, kundër feudalëve, duke e njëjtësuar këtë rebelim me një ideologji pothuaj mosekzistuese filoturke. Nuk mund të besohet se prijësi i një kryengritjeje fshatare kundër feudalëve dhe kundër sundimit të të huajve, sidomos, serbëve e grekëve, në Shqipëri, nuk e dinte se në vitet 1914 - 1915 as nuk mund ta bënte Turqinë më sovrane të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, as nuk do të mund ta çonte Shqipërinë përtej Adriatikut e Mesdheut dhe ta bashkonte me Perandorinë e dikurshme Otomane. Shqipëria ishte shtet me kufij të caktuar ndërkombëtarisht, të njohur që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe ajo ishte bërë shtet kur ishte çliruar nga Perandoria Otomane, që tashmë quhej e shkatërruar.Për këtë arsye mund të thuhet se shumë më e rrezikshme për Shqipërinë shtet dhe për shqiptarët komb ishte politika tradhtare e Esad Pashë Toptanit, i cili në Luftën e Parë Ballkanike ua kishte lëshuar Shkodrën malazezve, kurse pas luftërave ballkanike kishte hyrë në marrëdhënie politike dhe ushtarake me Serbinë. Esad Pashë Toptani kishte shkuar dy herë në Nish në takime me kryeministrin e Serbisë, Nikolla Pashiq, dhe i kishte dërguar katërqind ushtarë shqiptarë, ithtarë të vet, në ushtrinë serbe, që po merrte pjesë në Luftën e Parë Botërore. Për shkak të politikës separatiste dhe për shkak të pajtimit me pushtimin serb, Esad Pasha do të quhet tradhtar dhe për tradhti do të jetë i vrarë në Francë. Esad Pashë Toptani dhe Nikolla Pashiqi do ta ekzekutojnë Haxhi Qamilin jo për shkak të politikës së tij prej turkoshaku, po për shkak të mospajtimit të tij me politikën tradhtare të të parit dhe të mospajtimit me pushtimin e të dytit. E kjo domethënë se do ta ekzekutojnë si kryengritës shqiptar.Ta gjykosh tani një kryengritës, qoftë edhe të pajisur me ide turkomane, për ide që s’mund të sillnin pasoja e të heshtësh tradhtinë e një separatisti që bashkëpunonte me pushtuesin e tokave shqiptare dhe, madje, të Shqipërisë shtet ky gjithsesi nuk mund të quhet atdhetarizëm shumë i kthjellët. Cila është më e durueshme: të trajtohesh tradhtar si Esad Toptani a kryengritës turkashak, por kundërserb, si Haxhi Qamili? Po të na dënonte Zoti të zgjidhnim dhunshëm, Ismail Kadare, pa dyshim, do të zgjidhte të parin. Dhe, le ta zgjedhë e le të jetë – esadist!Lindjefobia e kjo domethënë myslimanofobia mund të konsiderohet arsye pse, përpos tradhtisë së Esad pashë Toptanit, Ismail Kadare e hesht edhe politikën, po ashtu, kundërhistorike, të dy figurave të tjera të asaj kohe po ashtu skajore historike: e hesht politikën e Marka Gjonit e të Preng Bibë Dodës. Në qoftë se Haxhi Qamili na qenka lektisur kot pas një pushtuesi të dëbuar, që në Shqipëri kurrë më nuk do të mund të sundonte, Marka Gjoni dhe Preng Bibë Doda i bënin dëm të dyfishtë Shqipërisë: në njërën anë bënin politikën e përkrahjes së pushtimit italian, kurse, në anën tjetër, bënin politikën separatiste të shpalljes së Mirditës autonomi - njëri i ledhatuar nga Beogradi e tjetri nga Cetina.Gjykimi i një kryengritësi për një iluzion politik e lënia në heshtje e dy separatistëve, politikat e të cilëve mund të tregoheshin më të rrezikshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët, gjithsesi nuk duket gjykim i drejtë historik. Pas gjykimit të tillë, në njërën anë, dhe pas heshtjes së tillë, në anën tjetër, nuk është e vështirë të shihen motive ideologjike fetare.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.