Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

Sa më larg nga e kaluara komuniste

Ata që i kanë lexuar veprat publicistike të Ismail Kadaresë pas daljes në Francë, dhe ata që i kanë lexuar a dëgjuar intervistat dhe deklaratat e tij të ndryshme në këtë kohë, dhe ata që sadopak i kanë përcjellë paraqitjet e tij botore në Atdhe, në Evropë e në SHBA, ata nuk e kanë pasur të vështirë të binden se ai po bënte shumë përpjekje për të krijuar përfytyrim të ri për veten: një përfytyrim që, vetëkuptohet, do të ndryshonte plotësisht prej përfytyrimit që për të ishte krijuar në kohën e komunizmit. Dhe, këto përpjekje as nuk ishin të papritura, as nuk ishin shumë, shumë të çuditshme. Një varg shkrimtarësh, nga vendet ish-komuniste, që kishin qenë pjesëtarë të nomenklaturave komuniste, që i kishin shërbyer përtokas komunizmit, që kishin qenë të privilegjuar si Ismail Kadare apo përafërsisht si Ismail Kadare nga udhëheqjet komuniste, do të bëjnë përpjekje që të lahen e të shpërlahen sa më fort prej së kaluarës së tyre! Por, përpjekjet e Ismail Kadaresë për të ikur sa më larg nga e kaluara e tij komuniste, do të jenë më origjinale dhe më të veçanta se të shumicës së bashkëmendimtarëve e të ngjashëmvepruesve të dikurshëm qoftë në vendet e tjera ish-komuniste, qoftë në Shqipëri. Ndryshe prej shumë shkrimtarëve të tjerë oborrtarë të komunizmit, që do të përpiqen të krijojnë përfytyrim të ri për veten duke e kritikuar komunizmin, në radhë të parë, si ideologji dhe praktikë shtypëse mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, mbi lirinë e krijimtarisë dhe lirinë e ndërgjegjes, Ismail Kadare do ta përqendrojë kritikën kundërkomuniste mbi njeriun që e kishte përkrahur, që e kishte mbrojtur, që e kishte afirmuar, që e kishte bërë të mundshëm përkthimin e veprave të tij të para në gjuhën franceze: Enver Hoxhën. Nuk mund të thuhet se Ismail Kadare nuk e dinte, se nuk kishte lexuar, se diktatorët nuk lindin diktatorë, por diktatorë i bëjnë, kryesisht, të tjerët: të ngjashmit me Ismail Kadarenë - ata që turren për t’u ngritur, për t’u shquar, për të përfituar sa më shpejt duke u servilizuar sundimtarëve. “Nuk qëndron problemi te Cezari që triumfon mbi të tjerët - shkruante filozofi bask Ortega Y Gaset - por te të tjerët që i bëjnë të mundur Cezarit të triumfojë”. Dhuna e diktaturës nuk është dhunë e bërë me duart e diktatorit, por dhunë e bërë me duart e atyre që në emrin e tij ushtrojnë dhunë: e vetjeve të etshme për pushtet - e frikacakëve, e servilëve, e mashtruesve të ndryshëm, e demagogëve të ndryshëm, e dhunëtarëve të ndryshëm. Diktatori, vërtet, krijon sistemin e dhunës, ngrihet në sajë të dhunës, por falangat e dhunëtarëve e mbajnë dhe e zbatojnë atë sistem. Ismail Kadare e kishte kuptuar se kritika e tij e paskohshme kundërkomuniste, se kritika e tij e komunizmit pas varrosjes së komunizmit, mund të ishte e bindshme dhe, sidomos, përshtypjelënëse në qoftë se do të përqendrohej në Mitin e komunizmit shqiptar, në Zotin e komunizmit shqiptar – në Enver Hoxhën. Të kritikosh komunizmin pas varrimit të komunizmit – kjo ishte dukuri e përgjithshme, kjo ishte punë e thjeshtë, këtë e bënin të gjithë, madje edhe ata apo, sidomos, ata, që komunizmit i kishin shërbyer më së përulshmi në institucione të ndryshme të pushtetit dhe në fusha të ndryshme të jetës shoqërore; por të kritikonte komunizmin një shkrimtar me popullorësi të jashtëzakonshme në kohën e komunizmit, të kritikonte Mitin e komunizmit, Zotin e komunizmit, biri i tij shpirtëror, krenaria e tij letrare artistike dhe, pse jo, teorike ideologjike, siç konsiderohej atëherë Ismail Kadare - e kjo do të thoshte shumë më tepër se ç’mund të thoshin kritikat e të tjerëve, kjo kishte kuptim shumë më të madh, kjo kishte jehonë shumë më të gjerë, kjo ishte kritikë pambarimisht shumë përshtypjelënëse. Të kritikosh komunizmin, dhunën e tij, patologjinë e tij politike, ideologjike dhe, mbi të gjitha, praktike, përmes kritikës së Zotit të komunizmit dhe ta kritikosh duke zbuluar edhe të këqijat e supozuara intime të tij - e këtë mund ta bënte vetëm ai që kishte qenë i afërt me të, që kishte shkruar roman-apoteozë dhe apoteoza për të, e të cilit s’ka se si të mos i besohej.Ikja e Ismail Kadaresë prej së kaluarës komuniste dhe prej Zotit të komunizmit shqiptar, babait shpirtëror, Enver Hoxhës, sado jehuese, sado përshtypjelënëse nuk do të jetë e mjaftueshme për rehabilitimin, prandaj as për popullorësinë atje ku Ismail Kadare ishte i interesuar të depërtonte, të ishte i pranuar dhe i popullarizuar. Për këtë arsye Ismail Kadare do të kujdeset të gjejë edhe një temë tjetër për trajtim intelektual, për vetërrëfim të ndryshuar që do të jetë politikisht e koniunkturshme dhe që do të zgjojë kureshtjen për të dhe për krijimtarinë e tij, që do t’ia çelë dyert e depërtimit në tregun letrar. Dhe, kjo temë do të quhet: feja.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.