Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

Reagimet ndaj polemikës

Në gazetat e Tiranës dhe në gazetat e Prishtinës, deri sot kur po e shkruaj këtë përgjigje, janë botuar shumë reagime ndaj polemikës midis Ismail Kadaresë dhe meje. Numri më i madh i reagimeve në gazetat e Prishtinës në të vërtetë janë reagime më parë të botuara në gazetat e Tiranës.Si historian i letërsisë shqipe nuk di shkrim që të ketë nxitur më shumë reagime se ç’ka nxitur përgjigjja ime Realiteti i shpërfillur ndaj sprovës Identiteti evropian i shqiptarëve me të cilën Ismail Kadare i kishte kundërshtuar pikëpamjet e mia të paraqitura në kreun Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare të trajtesës Ideologjia e shpërbërjes. Le të thuhet se më i madh se numri i reaguesve që çështjet e ngritura në këtë polemikë kujdesen t’i trajtojnë objektivisht, pa paragjykime fetare, politike, partiake, ideologjike, pa anime miqësore e të tjera, është numri i reaguesve, të cilët nuk dëshmojnë se janë të liruar prej disa paragjykimeve të tilla apo prej animeve miqësore. Nuk është e vështirë për të vërejtur se paragjykimet dhe animet e tilla posaçërisht shprehen në shkrimet e disa gazetarëve, publicistëve dhe të disa miqve indigo të Ismail Kadaresë.Ndër mediat që do të mbajnë qëndrim objektiv, mjerisht, nuk do të mund të radhitej pa sadopak ngurrim as gazeta Tirana observer dhe nuk do të mund të radhitej në radhë të parë për shkak të pyetjes që do t’ua bëjë të ftuarve për deklarata në lidhje me polemikën: a mendoni se polemika e dëmton imazhin e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare? Me të njëjtën arsye do të mund të bëhej pyetja: a mendoni se polemika e dëmton imazhin e shkrimtarit, historianit të letërsisë dhe intelektualit tonë të madh Rexhep Qosja? Shumë më normale, më frytdhënëse për kulturën e diskutimeve intelektuale e politike do të ishte pyetja, që përjashton gara e hierarki sportive: sa ndriçon çështjen e sa i kontribuon së vërtetës kjo polemikë? Inkuadrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në këtë polemikë në anën e Ismail Kadaresë sikur i shpjegon këto paragjykime dhe anime të disa reaguesve. Partitë në pushtet, po e tregon edhe kjo polemikë, ende përcaktojnë politikën, etikën dhe estetikën e shumëve prej nesh, prandaj edhe të shumë gazetave dhe mediave elektronike. Disa nga miqtë e Ismail Kadaresë, si edhe miku i tyre, në reagimet e botuara bëjnë përpjekje që t’i zhvlerësojnë pikëpamjet e mia - duke i shtrembëruar e duke i falsifikuar dhe që të më zhvlerësojnë mua - duke më fyer kur më butë e kur më vrazhdë se ai! Bëjnë përpjekje të krijojnë përshtypjen në opinion se kjo polemikë në të vërtetë është polemikë, siç thotë njëri prej tyre, midis një shkrimtari të madh, botëror, dhe një shkrimtari normal, domethënë, thotë ai, lokal! U mbeti pa thënë, si e tha njëri që s’i duartroket Ismail Kadaresë, se kjo në thelb është polemikë midis Goliatit dhe Davidit. Gjedhet mitologjike përsëriten! Bariu i vetmuar, Davidi, me një shkop në dorë dhe me llastik në brez, ka marrë guximin t’i kundërvihet Goliatit. Për të krijuar bindjen se kësaj radhe Goliati do të jetë ai që do ta mundë mendërisht dhe moralisht Davidin, miqtë e Ismail Kadaresë, bashkë me të, do të më bëjnë një portret të shëmtuar, të cilin do të donin ta shihnin gjithmonë në galerinë kombëtare të portreteve.Çka do të thonë ata për mua?

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.