Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

Ku e lamë Kosovën?

2. Është e çuditshme dhe, njëkohësisht, treguese pse si një numër i reaguesve, kur flasin për identitetin shqiptar, kanë parasysh vetëm Shqipërinë. Për këtë arsye emërvendi Shqipëri bëhet zëvendësim për emërnjeriun shqiptar. I pari që e bën këtë është Ismail Kadare kur, duke folur për identitetin e shqiptarëve në sprovën Identiteti evropian i shqiptarëve, thotë atë fjalinë e papranueshme: “Letrat e Shqipërisë janë të qarta”! Nuk ka dyshim se kjo është një pikënisje e gabuar për çdo gjykim për identitetin e shqiptarëve. Nuk mund të gjykohet shkencërisht për çështje të identitetit shqiptar duke pasur parasysh vetëm Shqipërinë, domethënë duke mos pasur parasysh të gjithë shqiptarët në Ballkan dhe shqiptarët në diasporë. Gjykimi për pjesën nuk mund të zëvendësojë gjykimin për tërësinë. Pjesa, sado e madhe dhe sado e rëndësishme qoftë, nuk është tërësia. Ata që për identitetin e shqiptarëve do të gjykojnë duke pasur parasysh të gjitha trevat shqiptare e jo vetëm Shqipërinë shtetërore, të gjithë shqiptarët e jo vetëm ata që jetojnë në Shqipërinë shtetërore, nuk do t’i lejojnë vetes që të shpërfillin përbërësit e shumtë të kulturës e të qytetërimit mysliman në identitetin e gjithësishëm, të përbashkët, historik të shqiptarëve. Pikënisja metodologjike e Ismail Kadaresë, e formuluar në fjalinë përjashtuese ndaj Kosovës “Letrat e Shqipërisë janë të qarta” si edhe e miqve të tij reagues ndaj kësaj polemike, vetëm sa i frymëzon përpjekjet e disa vetjeve, disa grupeve dhe ndonjë institucioni në Kosovë për krijimin e identitetit kombëtar kosovar. E shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe kudo qofshin sot vetëm së bashku përbëjnë identitetin e përbashkët, të përbërë, të gjithësishëm shqiptar. Për identitetin kombëtar shqiptar si për një identitet të përbashkët, të gjithësishëm, historik mund të flasim vetëm kur t’i marrim parasysh të veçantat e shqiptarëve të krahinave të ndryshme, të dialekteve të ndryshme, të feve të ndryshme dhe të politikave e të fateve të ndryshme historike shqiptare, sidomos prej copëtimit të trojeve shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1912 - 1913.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.