Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

Të gjithë portretistët e mi

Pavarësisht pse unë për ta kurrë s’kisha thënë fjalë portretizuese, ata do të thonë:
se unë jam një enverist, që e mundon nostalgjia për Enverin,
se unë jam Enver i Letrave,se më mundon nostalgjia edhe për Jugosllavinë edhe Serbinë,
se jam njeri që kam ngritur një flamur të ri, të quajtur flamuri i myslimanizmit,
se unë jam gardian i Lindores,
se unë jam taliban,
se jam blasfemues i religjionit,
se po ndërtoj një politikë dhe një ideologji të re,
së cilës do të shohin si do t’ia vënë emrin;
se jam hiç më pak se një delirant,
se kam ide fikse,se hidhem në ekstreme,
se jam njeri me karakter autarkik,
se kam qejf të më quajnë baba i kombit dhebacë i dijes në Kosovë,
se të gjitha këto që po i shkruaj – i shkruaj për arsye se dëshiroj të më trajtojnë numër një e jo numër dy në komb;
se në duel me një ish-kryetar në Kosovëhumba,
se në zgjedhjet lokale në Kosovë në vitin 2000 humba,
se në zgjedhjet e 3 korrikut në Shqipëri humba,
Se jam halldup,
Se jam gërxho,
se jam një nga mbytësit e një idiome (të gegërishtes),
se jam ballabani i vonuar,
se jam nacionalist fondamentalist (ndoshta fundamentalist),
se jam një skriboman,
se po përpiqem të bëj perestrojkën tonë,
se jam një shkrimtar lokal, domethënë i njohur vetëm në Bregun e Diellit, në Prishtinë!se jetoj me kompleks gjenerali,
se jam gjeneral i pamundësuar,
se jam kolos i lidhun!
Se duhet të më dëbojnë prej Kosovës!
Se, se, se, se, se...!
Portretizuesve të mi, të dhuruar me dhuntinë që të bëjnë portrete me epitete, që të fyejnë të tjerë, nuk do t’u përgjigjem në fyerjet dhe në falsifikimet e pikëpamjeve të mia. Do të merrem vetëm me çështjet, pavarësisht prej cilëve reagues janë të ngritura, diskutimin e të cilave e çmoj të nevojshëm. Kjo do të thotë se para se t’ia jap fjalën portretizuesit më të talentuar dhe, njëkohësisht, më të çmuar në artin tonë figurativ, kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, do të flas edhe për disa shqetësime të reaguesve të tjerë ndaj polemikës.Vetëm e vërteta i bashkon njerëzit

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.