Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Plavë e Guci Malci e Madhe. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci. Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.

Rexhep Qosja te Krojet e Vutha Plavë e Guci

26.3.10

Sovjetizimi dhe evropianizimi

6. Disa prej reaguesve - ithtarë të Ismail Kadaresë, - nuk ngurrojnë që në reagimet e tyre të më mbajnë ligjërata për evropianizimin e letërsisë shqipe, duke i treguar me gishtin tregues evropianizuesit dhe kundërevropianizuesit e saj, duke e bërë Ismail Kadarenë evropianizues e mua kundërshtar të këtij evropianizmi. Janë turrur të marrin një flamur që s’iu takon, ndërsa Ismail Kadarenë si shumë herë dhe për shumëçka e vënë përpara! E ai, për t’u treguar çka s’ishte e pështyn edhe njërin nga mësuesit e tij të dikurshëm: Çernishevskin.Ç’mund të thuhet për këto pohime dhe për këto krahasime?Mund të thuhet: mbi tridhjetë e pesë vjet i ka kaluar Ismail Kadare duke e sovjetizuar jo vetëm me poezi e me prozë, po edhe me shkrime kritike dhe “teorike” letërsinë dhe kulturën shqiptare.Përmasat e vërteta të kësaj dukurie në krijimtarinë e tij mund të shihen në gjithë shtrirjen e saj vetëm kur të studiohet ajo. E sovjetizimi dhe evropianizimi janë koncepte të papërputhshme, madje, të papajtueshme. E sovjetizimi dhe evropianizmi janë praktika letrare, artistike dhe kulturore në përgjithësi, të ndryshme, të papërputhshme dhe të papajtueshme. Shkrimin e fundit apo, ndoshta, të fundit teorik dhe historiko-letrar, me të cilin i kontribuohej sovjetizimit të letërsisë shqipe, të shkencës letrare dhe të kulturës shqiptare, Ismail Kadare do ta shkruajë në çastet kur po dëgjoheshin grahmat e fundit politike, ideologjike dhe sistemore të komunizmit në Evropë dhe po fillonte çsovjetizimi i letërsisë dhe i kulturës shqiptare: në vitin kur po shënohej dyzetepesëvjetori i Çlirimit. Ishte kjo fjala teorike dhe historiko-letrare e Ismail Kadaresë mbi amshimin e realizmit socialist, e paraqitur në Konferencën Shkencore Koha jonë, letërsia, shkenca letrare në njërën nga sallat e Pallatit të Kongreseve më 13 nëntor 1989, që do të botohet mandej në numrin e janarit 1990 të revistës Nëntori. Ishte kjo fjala teorike dhe historiko-letrare e Ismail Kadaresë me të cilën ai zhvlerësonte të ashtuquajturën letërsi dekadente, mikroborgjeze, domethënë evropiane, me të cilën e shpallte të përjetshme letërsinë e realizmit socialist dhe me të cilën e madhëronte edhe njëherë rëndësinë e vijës së Partisë për letërsinë dhe artet. Në Evropë nuk kishte krijues, nuk kishte intelektual, që nuk shihte se në arkivolin e komunizmit po nguleshin gozhdët e fundit kurse Ismail Kadare i shkruante himn për pavdekësinë! Në letërsinë shqipe kurrë një poet s’ishte treguar më kundërprofet. Fatmirësisht një numër i prozave dhe i poezive të Ismail Kadaresë nuk e dëshmojnë teorinë e tij me të cilën propagandohej sovjetizimi i mëtejshëm i letërsisë dhe i kulturës shqiptare. Dhe, fatmirësisht, krijimtaria e tij letrare dhe publicistike pas rënies së komunizmit është krijuar në kundërshtim me atë teori. Por, pesëmbëdhjetë vjet vetëdije për nevojën e evropianizimit nuk janë shpagim i mjaftueshëm për mbi tridhjetë e pesë vjet teori dhe propagandë për sovjetizimin e letërsisë dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi.Në vitet kur Ismail Kadare bënte sovjetizimin teorik dhe, në një pjesë të madhe, praktik të letërsisë shqipe, unë bëja shumë përpjekje për evropianizimin e saj: evropianizimin e gjithanshëm të saj. Dhe, kjo dëshmohet jo vetëm në referencat e përdorura në veprat e mia për letërsinë shqipe. Dhe, kjo dëshmohet në indekset e emrave në veprat e mia për letërsinë shqipe dhe për kulturën shqiptare. Mbi 95 për qind e emrave të shkrimtarëve, të krijuesve të tjerë të arteve të tjera, të filozofëve, të shkencëtarëve në veprat e mia janë emra shkrimtarësh, krijuesish të arteve të tjera, filozofësh dhe shkencëtarësh evropianë - francezë, gjermanë, anglezë, italianë, spanjollë, holandezë dhe amerikanë. Dhe, kjo dëshmohet edhe me pikëpamjet teorike në sprovën time Letërsia kombëtare dhe letërsia botërore ose afrimi përmes ndryshimeve, të botuar në vitin 1972. Dhe, kjo dëshmohet edhe me koncepte teorike në veprën Tri mënyra të shkrimit shqip, të shkruar në fund të viteve shtatëdhjetë, në të cilën politizimi dhe ideologjizimi, domethënë sovjetizimi, që predikonte e zbatonte Ismail Kadare në njërën anë, kurse folklorizmi, në anën tjetër, trajtohen si pengesa për evropianizimin e letërsisë, të arteve, të dijeve, të kulturës sonë në përgjithësi e kjo domethënë si pengesë e evropianizimit të identitetit tonë. Të thuash, prandaj, ç’thotë Ismail Kadare për veten dhe ç’thonë magnetofonat e tij për rolin tim dhe rolin e tij në evropianizimin a çevropianizimin e letërsisë dhe të kulturës sonë do të thotë të mos e shohësh të vërtetën, të mos e pranosh të vërtetën dhe të mos barazosh të pabarazueshmit siç do të thotë njëri prej magnetofonave të tij.Si po zgjidhet çështja kombëtare
7. Një numër i reaguesve, megjithëse i vogël, i quajnë të jashtëkohshme e kjo domethënë anakronike diskutimet për çështje që po diskutohen në këtë polemikë e në reagimet ndaj saj dhe i quajnë kështu të jashtëkohshme, domethënë anakronike, sepse u tingëllojnë shumë kombëtare. Në kohën e globalizmit, që, mendojnë, u sjell vetëm të mira kombeve, preokupimet kombëtare, thonë, të largojnë prej qëllimit kryesor, që është zhvillimi ekonomik dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve. Nuk janë këto, natyrisht, deklarimet e para, as të vetmet në disa nga mediat tona në Prishtinë dhe në Tiranë, në të cilat ideja kombëtare quhet tashmë ide e tejkaluar. Harrohet se, siç po shihet në të gjitha anët e planetit, kombi është edhe më tej ajo forca, e cila, si e thoshte De Goli, e lëviz historinë. Popuj të mëdhenj nuk janë më pak nacionalistë se popuj të vegjël, që ende s’kanë zgjidhur as çështjen kombëtare, as çështjen demokratike. Dhe, harrohet se autorë perëndimorë, evropianë dhe amerikanë, në vendet e të cilëve globalizmi predikohet më së shumti, thonë se: 1. kapitalizmi me tregun e lirë, 2. të drejtat e njeriut me demokracinë liberale sekulare, dhe 3. shteti kombëtar përfaqësojnë tri parimet mbi të cilat qëndrojnë e sotmja dhe e ardhmja e Perëndimit dhe e njerëzimit. Dhe, harrohet se ne, si komb, ende nuk e kemi zgjidhur çështjen kombëtare dhe, si duken punët, nuk do ta zgjidhim përfundimisht as në këtë cikël historik. Është e vërtetë se pozita e shqiptarëve në Maqedoni, në Serbinë Jugore dhe në Mal të Zi sadopak po përmirësohet dhe është e vërtetë se Kosovës do t’i njihet pavarësia me ose pa farë kufizimesh, por është e vërtetë se shqiptarët mbesin të ndarë, siç ishin, në pesë shtete! E ashtu i copëtuar si shqiptarët nuk është asnjë popull evropian. Bashkësia ndërkombëtare nuk ua ka paracaktuar disa kufizime bisedimeve mbi statusin e Kosovës për hir të shqiptarëve, po, në radhë të parë, për hir të serbëve. Vullneti i, të themi, 10 për qind të serbëve të Kosovës vihet kështu mbi vullnetin e 90 për qind të shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë. Sikur të mos favorizohej vullneti i serbëve, shqiptarëve të Kosovës do t’u njihej e drejta e popullit të ndarë dhunshëm prej shumicës së tij: e drejta e bashkimit me Shqipërinë.E, sa rëndësi të madhe do të kishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë, ndoshta, vetëm tani po shihet plotësisht. Përpara mendoja se duke u bashkuar me Shqipërinë do të shpëtonim njëherë e përgjithmonë prej Serbisë. Tani mendoj, ndërkaq, se duke u bashkuar me Shqipërinë, njëkohësisht, do të shpëtohej Kosova prej Kosovës dhe Shqipëria prej Shqipërisë. Domethënë: bashkimi do të kishte rëndësi jo vetëm ekzistenciale, ekonomike e politike, po edhe shoqërore, intelektuale dhe morale. Vetëm të bashkuar shqiptarët do të bëheshin çka mund të jenë, çka s’do të duhej të jenë dhe çka do të duhej të jenë edhe në pikëpamje shoqërore, edhe në pikëpamje të shëndetit moral.Për këtë arsye jo diskutimet intelektuale për çështje kombëtare, pra edhe për identitetin, po mohimet e nevojës për diskutime të tilla mbi çështje kombëtare mund të quhen të jashtëkohshme dhe të

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

REXHEP QOSJA

Ne opusin e tij krijues R. Qosja shkroi veshtrime kritike, recensione e trajtesa per: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kerveshin, Beqir Musliun etj. Ne pergjithesi shkroi veshtrime dhe kritika per krijuesit ne Kosove, e nje numer me te vogel i shkroi edhe per ata qe krijuan ne Shqiperi. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale te letersise shqiptare, si nje komunikim i penguar ne mes te ketyre regjioneve, por edhe si nje perpjekje per ta ngritur letersine e kesaj ane ne nivelin kombetar.Per poezine e sotme shqipe Qosja shkroi qysh ne librin e pare ”Epizode letrare” ne vitin 1967, kur shkroi per poezine e Enver Gjerqekut, ne shkrimin me titull ”Poezija dhe pervoja”. Ne librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtaret”, te cilin e botoi me 1968, krahas shkrimeve per Zef Seremben, Naim Frasherin, Migjenin, Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa per krijimtarine e dy poeteve tane bashkekohore , Esad Mekulit dhe te Enver Gjerqekut. Ne kete kohe ne Kosove krijuesit me te dalluar ishin keta dy poete qe u permenden me lart. Poete si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin ne hapat e pare te krijimtarise se tyre. Ne veshtrimin per Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit ne letersine shqipe, angazhimin intelektual te tij, po edhe mungesat qe hasen ne krijimtarine e Mekulit. Esad Mekuli per Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve te tij ma qenesore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet ne veten e pare jo si individ i veçuem, por i mishnuem plotesisht me ndjenjat dhe vetedijen e Shqiptarit, si nji simbioze ndjenjash dhe aspiratash te perbashketa jetesore” . Ne poezine e Mekulit kritiku has edhe ne ”pasojat e zhdanovizmit dhe te kohes kur prej shkrimtareve kerkohej te glorifikonte ate, e cila kerkohej prej tij” Mirepo Esad Mekuli ndoqi nje rruge te veçante ne krijimtarine e tij, duke i ikur gjuhes bombastike, parullave te kohes, patetikes se larte etj.Ne kete punim Profesori ben periodizimin e krijimtarise se E. Mekulit dhe vjen ne perfundim se ”poezia e tij eshte fenomen specifik i letersise sone” . Esad Mekuli bindjet e veta krijuese i formoi ne vitet ´30. Si bir i nje populli te vogel e te shtypur, ai u be krijues i ketij populli, kengetar i vuajtjeve dhe i shpresave te tij. Perhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull per çlirimin kombetar. Mekuli u be poet vizionar per nje ardhmeri me te lumtur te popullit te tij dhe te njerezimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u be nje Une i shtypur, i perdhunuar, i vrare, i sakatosur, por edhe nje Une enderrues dhe kryengrites ne te njejten kohe.Ndersa nje krijues tjeter i afirmuar ne poezine shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar ne nje kohe dramatike per popullin tone, ne vitet ’50 dhe ’60, ben nje ikje, nje largim nga ky realitet dhe futet ne qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirterore e fizike te tij. Ai shkruan nje poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt nje autobiografi intime.Ne librin ”Panteoni i rralluar” kemi nje varg recensionesh per poezine e sotme shqipe. Ne kete liber trajtohet poezia e: Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishes, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.